Demichelis: Man.City nuk mund ta ndal Messin

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Martin Demichelis ka pranuar se është e pamundur të ndalet Messi nëse ai do të jetë në ditën e tij më të mirë.

Sport

17/03/2015 18:48

Demichelis ka pranuar dhe është i bindur se skuadra e tij do të dështojë për ta ndalur Messin në ndeshjen e nesërme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Unë jam njëri nga admiruesit e tij të shumtë, ndërsa tani edhe më shumë, pasi ai është në një formë të shkëlqyer”, tha Demichelis për Onda Cero.

“Nëse ai është në formën e tij më të mirë, atëherë është e pamundur që të ndalet pasi është paparashikueshëm. Ai është lojtari më i mirë në botë”.

“Sidoqoftë, në ndeshjen e parë Suarez shënoi dy herë edhe pse folën të gjithë për Messin”, përfundoi mbrojtësi i Manchester Cityt.