Demichelis i frikësohet Messit

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Martin Demichelis ka pranuar se ka frikë nga ballafaqimi me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, në Camp Nou.

Sport

17/03/2015 13:44

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Martin Demichelis, ka pranuar se rreziku kryesor për skuadrën e tij në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, është Lionel Messi.

Gjiganti katalan ka avantazhin 2:1 pas duelit të parë në Etihad.

Dhe, Demichelis ka pranuar se ka frikë nga dyluftimi me Messin.

“Jam një prej atyre që e admiron Messin. Në ndeshjen e parë u fol shumë për Messin kurse ishte Luis Suarez ai që i realizoi golat”, deklaroi Demichelis për “Onda Cerro”.

“Por, Messi është më i miri në botë, dhe është në gjendje të fitojë një ndeshje i vetëm. Nëse ai është në formë të mirë, ngjall shumë frikë, është i pandalshëm”, u shpreh ai.