Demi kërkon vëmendje me veshjen e zbuluar tepër te pjesa e përparme

Gjatë muajve të verës ka qenë tepër e angazhuar nëpër mbrëmjet gala të Londrës.

ShowBiz

15/10/2017 23:48

E duket se këto mbrëmje nuk kanë përfunduar ende për bukuroshen britanike, Demi Rose.

Ajo nuk e ka lënë pothuajse aspak vend imagjinatës duke u paraqitur tejet seksi në një ndejë të revistës SIXTY6 në hotelin Soho Sanctum të kryeqytetit britanik, Londra.

Dhe si gjithmonë ishte transparente dhe provokuese në daljen e saj, ku shoqërohej nga Bianca Gascoigne dhe Abi Clark.

Ajo kishte të veshur një fustan të zi të ngushtë, ku në sy binin edhe gjinjtë e mëdhenj pa reçipeta.

Demi kujtojmë se në maj të vitit të kaluar u spekuluar se është në lidhje me këngëtarin, Tyga të Rack City, por më vonë u vërtetua se ky i fundi është i dashuri i ri i Kylie Jennerit.

Ndryshe, zeshkania vazhdon të jetë imazhi i kompanisë amerikane të veshmbathjeve, Angels Taz. /Telegrafi/