Demi i reagon Mustafës për krijimin e vendeve të reja të punës

Agron Demi nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP ka reaguar ndaj kryeministrit, Isa Mustafa rreth krijimit të vendeve të reja të punës në dy vitet e fundit.

Lajme

20/03/2017 14:43

Demi ka thënë se numri i të punësuarve në vitin 2016 është vetëm 23,677 më shumë sesa në vitin 2014, dhe jo 40,000 siç ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Ky është shkrimi i plotë i Demit:

347,185 të punësuar më 2016, janë vetëm 23,677 të punësuar më shumë se sa në 2014, e jo 40,000 si po deklaron Kryeministri.

Nga këta 347,185 të punësuar, vetëm 267 mijë kanë punësim të qëndrueshëm. Kurse 94 mijë prej tyre punojnë më shumë se 50 orë në javë, e rreth 50 mijë punojnë rregullisht edhe të shtuneve e të dieleve.

Sipas kësaj, del se punësim të qëndrueshëm e me orar të arsyeshëm kanë vetëm 175 mijë persona, 100 mijë prej të cilëve punojnë në sektorin publik.

Kjo dëshmon se në Kosovë është shumë vështirë me siguru një vend pune, por edhe nëse jeni me fat e gjeni një vend pune, mundësitë që ju me punu pa ndërpre shtatë ditë në javë, e më shumë se tetë orë në ditë janë shumë të mëdha. Ja pse krejt ia mësyejnë sektorit publik.

Por si duket kemi hy në fushatë zgjedhore dhe numrat e qeverisë kanë fillu me u shumëfishu për gjithçka. /Lajmi.net/