Dëmet e zjarreve në Kaliforni arrijnë në nëntë milionë dollarë
Dy zjarret që përfshinë Kaliforninë muajin e kaluar shkaktuan më shumë se nëntë milionë dollarë dëme, duke regjistruar zjarrin më të kushtueshëm në historinë e këtij shteti, dekalroi sot Dave Jones, komisioneri për sigurinë në Kaliforni.
Bota
Dëmet më të mëdha erdhën nga “Camp Fire” në veri të Kalifornisë, që shkatërroi qytetin Paradajz duke shkaktuar vdekjen e 86 personave.
Ndërsa “Woosley Fire” dogji një pjesë të tokave në jug të Kalifornisë.
Ky raport i nxjerrë nga komisioneri i sigurisë reflekton humbjet e raportuara nga shoqëritë e sigurimit dhe këto shifra pritet të rriten në muajt në vijim.