Dëmet e të fjeturit më shumë se që duhet

Njeriut mesatar i duhen shtatë deri në dhjetë orë gjumë.

Lifestyle

10/01/2017 14:57

Edhe pse shumë personave u pëlqen të flenë më shumë, duhet mbajtur në mend se kjo nuk duhet të bëhet tej mase për shkak të problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen, transmeton lajmi.net.

— Lodhja dhe obeziteti

Mund të tingëllojë si paradoks, por fjetja e tepruar mund të ju bëjë të ndiheni më të lodhur. Kjo ndodhë sepse sa më gjatë të fleni, aq më shumë zvogëlohet temperatura trupore dhe kjo çon në lodhje dhe letargji pas zgjimit. Të fjeturit shumë gjatë çon në obezitet për shkak se trupit i duhet një kohë më e gjatë për të rimarrë veten nga të fjeturit e tepruar dhe për të filluar djegien e kalorive gjatë ditës.

— Depresioni

Depresioni te personat që flejnë shumë është një dukuri shumë e shpeshtë, shkruan eHow, transmeton lajmi.net. Kjo ndodhë sepse sa më gjatë të fleni, aq më pak aktivitet fizik bëni, dhe kjo çon në një sasi të zvogëluar të endorfineve. Kur zgjoheni nga gjumi, ndiheni  të padisponuar dhe keni vështirësi të mbledhni energji. Kjo mund të rezultojë në efekte psikologjike si depresioni.

— Diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Studimet tregojnë se diabeti dhe sëmundjet e zemrës janë të lidhura me gjumin e tepruar. Një numër i lartë i personave që vuajnë nga këto sëmundje flejnë më shumë se duhet. Edhe pse shkaku nuk dihet, fakti se obeziteti është rrezik te personat që flejnë shumë tregon se ata janë më të rrezikuar të vuajnë nga sëmundje të këtilla.

— Dhimbje të kokës

Dhimbja e kokës është dukuri e zakonshme te personat që flejnë më shumë se nëntë orë. Të fjeturit për një kohë të gjatë ka një ndikim negativ në neurotransmiterët e trurit që janë aktivë gjatë gjumit, dhe kjo rezulton në migrenë pas zgjimit.

— Mënyra e jetesës

Mënyra juaj e jetesës çrregullohet për shkak të dhimbjeve të kokës, letargjisë, depresionit dhe në përgjithësi disponimit të keq që lidhet me fjetjen e tepruar. /Lajmi.net/