Dembele transferohet në Premierligë

Trajneri i Liverpoolit, Jorgen Klopp, ka pranuar se është i interesuar të sjellë në ‘Anfield Road’ sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sport

07/05/2018 19:51

20 vjeçari iu bashkua skuadrës nga ‘Camp Nou’ verën e kaluar për 120 milionë euro, por sezoni i parë nuk ka shkuar mirë te Barcelona duke u ballafaquar me shumë lëndime.

Sikur të mos mjaftonte kjo, francezi i talentuar supozohet se ka vështirësi të mëdha të përshtatet në lojën e Barcelonës.

Kjo situatë ka bërë që ai edhe ta mendojë largimin.

Është Liverpooli që ka shprehur gatishmërinë për transferimin e tij, diçka që është pranuar edhe nga trajneri Jurgen Klopp./Lajmi.net/