Dembele operohet në Finlandë, ja kur kthehet në fushë

Vazhdojnë lajmet në lidhje me lëndimin e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sport

19/09/2017 18:32

Super-transferimi i verës te Barcelona pësoi një lëndim të rëndë duke çarë bicepsin femor të këmbës së djathtë.

Ai është operuar sot me sukses, transmetojnë mediat spanjolle, përcjellë “Lajmi.net”.

Lojtari e ka kryer intervenimin në Finlandë te doktori Sakari Orava.

Dembele do t’i mungojë Barcelonës për katër muaj. /Lajmi.net/