Dembele kalon në Premierligë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Dita e fundit e transferimeve në Premierligë mund të sjellë zhvillime të papritura.

Sport

09/08/2018 09:14

Një transferim i papritur mund të ndodhë edhe nga Barcelona në drejtim të Arsenalit.

‘Gunners’ janë të interesuar të nënshkruajnë me yllin francez, Osmane Dembele.

Arsenali po  e kërkon Dembelen në formulën e huazimit, me të drejt blerje në fund të sezonit.

Kujtojmë se 21 vjeçari një vit më parë për 120 milionë euro iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmund, në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Në vitin e parë në ‘Camp Nou’, Dembele u ballafaqua me shumë lëndime, duke regjistruar vetëm 17 paraqitje për Barcelonë, ndërsa ka shënuar tre gola./Lajmi.net/