Dembele ka një lajm të keq për Real Madridin

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele mund të rikthehet për ballafaqimin e madh në “El Clasico”.

Sport

08/11/2017 07:24

Ousmane Dembele mund të rikuperohet nga lëndimi për ndeshjen kundër Real Madridit më 23 dhjetor.

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi i ardhur nga Borussia Dortmund mund të rikthehet për ballafaqimin e madh në “El Clasico”.

Lajmi është bërë i ditur nga kirurgu finlandez, Sakari Orava, i cili realizoi operacionin e tij, përcjell “lajmi.net”.

“Është duke shkuar më shpejtë se që kemi menduar. Ka mundësi të luaj kundër Real Madridit edhe pse nuk mund të japim garanci”, u shpreh ai për “Cadena Ser”. /Lajmi.net/