Dembele gëzon tifozët e Barcelonës me fotografinë e re në Instagram

Ousmane Dembele më afër rikthimit nga lëndimi te skuadra e Barcelonës.

Sport

03/11/2017 07:05

Ousmane Dembele ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë tifozët e Barcelonës.

Përforcimi i madh i ardhur nga Borussia Dortmund ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram.

Aty ai ka postuar vetëm shputat e këmbëve me të mbathura sportive, përcjell “lajmi.net”.

Kështu Dembele ka bërë të ditur se ka filluar rikuperimin nga lëndimi i rëndë dhe së shpejti mund të rikthehet në ekipin e Barcelonës. /Lajmi.net/