Dembele gëzon të gjithë tifozët e Barcelonës

Ousmane Dembele është gjithnjë e më afër rikthimit nga lëndimi te skuadra e Barcelonës.

Sport

10/11/2017 07:29

Ousmane Dembele ka një objektiv të ri: El Clasico kundër Real Madridit më 23 dhjetor.

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi i ardhur nga Borussia Dortmund ka filluar të vrapojë pas lëndimit të rëndë që pësoi në javët e para pas ardhjes në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Dembele synon që ta mbyll me sukses fazën e rikuperimit nga lëndimi.

Andaj, ai shpreson të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e madhe ndaj Real Madridit më 23 dhjetor. /Lajmi.net/