Dembele do të dënohet me 200 mijë euro, kjo është arsyeja

Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele është afër që të pranojë një “gjobë” prej 200mijë eurove.

Sport

13/12/2018 14:49

Këtë dënim lojtari do ta pranojë nga skuadra, si pasojë e neglizhencës dhe sjelljeve të tij jo të mira.

Megjithatë, “Marca” shkruan se kjo gjë nuk do të bëhet në mënyrë që lojtari të mësojë, mirëpo mos të veçohet nga të tjerët, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, raportet e lojtarit dhe trajnerit Ernesto Valverde duhet të ndryshojnë me doemos.

Trajneri po pranon shumë lehtë kërkim faljet e lojtarit, dhe po vazhdon sikur asgjë e gabuar të mos kishte ndodhur.

Problemet më të mëdha Dembele i ka me vonesat në seancat stërvitore të skuadrës. Ai është paraqitur me vonesë në dy seanca gjatë dy muajve të fundit.

Kujtojmë se mediet spanjolle kanë raportuar se francezi ka probleme serioze me zgjedhjen e ushqimit si dhe me varësinë nga video lojërat. /Lajmi.net/