Dembele bën një tjetër hap të madh në karrierë, kalon në Premierligë

Arsenal është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e anësorit francez, Ousmane Dembele.

Sport

15/11/2018 09:10

Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Lojtari që në vitin 2017 i kushtoi 120 milionë Barcelonës nuk është që po gjen hapësira të mjaftueshme në formacionin e Valverdes, sidomos pas transferimit të Philippe Coutinhos.

Kjo situatë ka bërë që 21 vjeçari të vlerësoi pozicioni e tij te Barcelona, me dy oferta nga Premierliga.

Përveç Liverpool, së fundi është edhe Arsenal që ka hyrë në garë për sigurimin e shërbimeve të tij.

Të dy skuadrat do të tentojnë që fillimisht të arrijnë marrëveshje për huazimin e tij, para se në verën e vitit 2019 të kompletojnë transferimin.

Por cila skuadër do ta fitojë garën për ish sulmuesin e Dortmundit, mbetet të shihet./Lajmi.net/