Dembel në punë, por udhëtimet i kanë në qejf. Deputetët për 3 muaj shpenzuan 40.000 euro

Në bazë të raportit vjetor financiar për vitin 2017 të cilën Kuvendi e ka miratuar në maj të këtij viti, për tre muajt e fundit të vitit 2017 (tetor – dhjetor) nga 120 deputetët të Kuvendit të Kosovës, 38 prej tyre kanë realizuar udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Lajme

08/06/2018 15:26

Në total, deputetët për këtë periudhë kohore kanë realizuar 53 udhëtime jashtë vendit të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 39,447 euro, thuhet në platformën vota ime të publikuar nga KDI.

Pjesa më e madhe e buxhetit prej 39,447 € janë shpenzuar për bileta të udhëtimit dhe mëditje, 14,834 € respektivisht 13,777 €.

Ndërkaq 9,174 € janë shpenzuar për akomodim në vendet që janë vizituar nga deputetët dhe 1,662 € për shpenzime të tjera për të cilat nuk të dhëna specifike se për çka janë shpenzuar. Në raportin financiar nuk janë dhënë detaje lidhur me kohëzgjatjen e këtyre udhëtimeve pasi që nuk ka data që tregojnë se sa kanë qëndruar deputetët në një udhëtim të caktuar.

Kuvendi i Kosovës gjegjësisht Komisioni për Buxhet dhe Financa ende nuk ka shqyrtuar raportin financiar të këtij institucioni për tre mujorin e parë të vitit 2018.

Kujtojmë se kjo legjislaturë është vlerësuar si më e dobëta që nga pas lufta, ku shumë seanca kanë dështuar të përfundojnë për shkak të mungesës së deputetëve në seancat plenare./Lajmi.net/