Demba Ba zgjohet në spital, nuk do ta besoni çfarë ka thënë …

Demba Ba është zgjuar nga anestezioni katër orë pas frakturës në këmbë. Dhe, pyetja e tij e parë ishte: A kemi fituar?

Sport

18/07/2016 09:33

Sulmuesi i Shanghai Shenhua, Demba Ba theu këmbën në duelin ndaj Shanghai SIPG.

Senegalezi pësoi pas një dueli me mbrojtësin Sun Xiang, në minutën e 72-të të takimit. Ba u dërgua menjëherë në spital.

Dhe, ai u zgjua katër orë më vonë nga anestezioni lokal, dhe pyetja e tij e parë ishte: “A kemi fituar?”, raportojnë mediat e huaja, përcjell “Lajmi.net”.

Pasi mori lajmin se po, me rezultat 2:1, ai dha shenja se është më i gëzuar.