Demba Ba ndahet nga Chelsea

Demba Ba e dëshiron Italinë. Ardhja në Chelsea në janarin e vitit 2013 nga Newcastle, sulmuesi senegalez nuk është duke gjetur hapësirë në ekipin e Jose Mourinhos i cili para tij preferon Fernando Torresin dhe Samuel Eto’o, ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Stamford Bridge. “Më mungon vazhdimësia, jam futbollist…

Sport

26/03/2014 10:25

Demba Ba e dëshiron Italinë. Ardhja në Chelsea në janarin e vitit 2013 nga Newcastle, sulmuesi senegalez nuk është duke gjetur hapësirë në ekipin e Jose Mourinhos i cili para tij preferon Fernando Torresin dhe Samuel Eto’o, ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Stamford Bridge.

“Më mungon vazhdimësia, jam futbollist që dëshiron të luajë, dhe kjo është ajo që dua për sezonin e ri”, deklaroi Ba.

“Menaxheri im ka biseduar me klubin për shitjen time dhe tashmë është duke zhvilluar negociata me klubet e interesuara, në kërkim të destinacionit më të mirë. Do të më pëlqente të mbetem në Angli, por më pëlqejnë edhe Kampionate tjera, do të më pëlqente të provoj veten në Serie A”.

“Nuk ka asgjë konkrete por janë disa klube nga Italia që luajnë futboll shumë të mirë”.

Largimi i Ba do t’i krijojë mundësinë Mourinhos që të sjell një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm.