Demba Ba kundër Kosovës

Selektori i Senegalit, Alain Giresse ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Kosovës më 25 maj në Gjenevë. Në të gjendet edhe sulmuesi i Chelseas, Demba Ba.

Sport

15/05/2014 13:56

Selektori i Senegalit, Alain Giresse ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren me Kosovën, ndeshje që do të zhvillohet më 25 në Gjenevë.

Ashtu siç pritej, skuadra e tij do të udhëhiqet në sulm nga anëtari i Chelseas, Demba Ba, por kundër ekipit të Albert Bunjaki do të paraqiten edhe futbollistë të tjerë të mirënjohur përfshirë Moussa Sow.

Lista e plotë e Senegalit:

Portierët: Bouna Coundoul, Cheikh Ndiaye, Lys Gomis

Mbrojtësit: Lamine Gassama, Issa Cissokho, Lamine Sane, Cheikhou Kouyaté, Kara Mbodji, Papy Djilobodji, Boukhary Dramé, Pape Ndiaye Souaré

Mesfushorët: Mouhamed Diame, Idrissa Gana Gueye, Salif Sane, Stéphane Badji, Alfred Ndiaye .

Sulmuesit: Sadio Mane, Diafra Sakho, Moussa Sow, Dame Ndoye, Pape Kouli Diop, Demba Ba .