Demat përballje në mes të baltës (Foto/Video)

Fermerët në Tajlandë kanë vendosur demat e tyre kundër njëri-tjetrit, në një garë të ashpër në mes të baltës.

Fun

17/07/2017 13:03

Gara, shënon nisjen e festivalit të përvitshëm të mbjelljes së orizit, në Chonburi, në lindje të kryeqytetit Bangkok.

Demat, të lidhur me plugje të drunjta mbi të cilët qëndronin edhe mbajtësit e farave, vraponin përmes baltës.

Eventi i përvitshëm tërheq shikues të shumtë dhe vetë fermerët thonë se gara është një mënyrë për të mbajtur demat në kulturën bujqësore tajlandeze, me plugimin që kryesisht tani bëhet me traktorë. /Lajmi.net/