Demat ndeshen në rrugë, burri i dehur përpiqet që ti ndajë

Ndërsa dy dema ndeshen me njëri-tjetrin në rrugë një burrë i dehur është përpjekur që ti ndajë. Por ajo çfarë i ndodh është e papritur për ‘heroin’.

Fun

06/09/2017 15:24

Një mik i tij e mban nga mbrapa që ta ndalonte por ai nuk e dëgjon duke u futur midis dy tyre. Por demat nuk janë të kënaqur që dikush i ndërpreu dyluftimin, ndaj njëri prej tyre e sulmon duke e hedhur në ajër.

Ndërsa demat rifillojnë duelin e tyre, burri i tronditur ngrihet para se të ulet në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Azi.