Demarkacioni përmbyllet këtë javë, ja kur mund të votohet?

Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi që po e mban Kosovën pezull tash e tri vjet po shkon drejt përfundimit. Ashtu siç kanë thënë edhe liderët e koalicionit qeverisës, kjo është java përfundimtare, ku edhe mund të votohet marrëveshja.

Lajme

13/03/2018 18:06

Kështu deklaroi edhe mbrëmë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duke u shprehur i bindur se janë afër sigurimit të numrave.

Lajmi.net nga burime të afërta në Qeverinë e Kosovës merr vesh se deri më tani janë dy ditë të mundshme për ratifikimin e Demarkacionit.

Burimet thonë se tashmë është arritur marrëeshja me Listën Serbe, dhe votimi i Demarkacionit mund të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Por, si opsion i hapur po mbetet edhe dita e premte për ta përmbyllur këtë marrëveshje.

Lajmi.net edhe dje gjatë ditës ka raportuar se e mërkura dhe e premtja, janë dy ditët se kur mund të shkojë Demarkacioni në Kuvend.

Se kjo marrëveshje do të përfundohet këto ditë e tha edhe zv/kryeministri, Fatmir Limaj.

Ai tha se është shumë optimist që brenda këtyre dy ditëve do të sigurohen numrat.

Ndryshe deri më tani kanë dështuar tri séance për ratifikimin e Demarakcionit. Kjo në pamungësi të sigurimit të votave.

Koalicioni qeverisës së bashku me LDK-në kanë 78 vota, dhe për votimin e kësaj marrëveshje u nevojiten edhe dy deputetë që të votojnë. /Lajmi.net/