Demarkacioni përçan koalicionin – Lajmi.net
Demarkacioni përçan koalicionin
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 8:09, 7 December 2017
Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi përkrahet vetëm nga partneri i madh i koalicionit qeverisës, por jo edhe nga partia e kryeministrit Haradinaj dhe nga Nisma për Kosovën.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi bashkë me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit qe disa ditë po qëndron në “sirtarët” e Kuvendit.

Ende nuk është vendosur se kur do të jetë në rend të ditës votimi i kësaj marrëveshjeje, në mungesë të 80 votave të nevojshme të deputetëve për ta miratuar të njëjtën.

Marrëveshjen për Demarkacionin aktualisht e përkrahin deputetët e PDK-së, sipas deklaratave të shefit të saj Kadri Veseli, si dhe shumica e deputetëve të LDK-së, përderisa e njëjta kundërshtohet nga partia e kryeministrit Haradinaj (AAK), nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Nisma për Kosovën me arsyetimin se humben mijëra hektarë tokë, të cilat i merr Mali i Zi.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se tashmë u mbetet deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për këtë çështje.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master