“Demarkacioni mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton luftë”, Vulin i përgjigjet ashpër diplomatit britanik

Ministri serb i mbrojtjes Aleksander Vulin, i është kundërpërgjigjur deklaratave të politikanit dhe diplomatit britanik, Paddy Ashdown i cili në një intervistë të mëhershme deklaroi se Demarkacioni mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte luftë.

Lajme

27/08/2018 17:39

Në reagimin e tij, Vulin e pyet Ashdown se a shkaktoi paqe apo luftë demarkacioni i Irlandës me Britaninë, duke shtuar që konflikti erdhi nga sipas tij intervenimi i NATO-s në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“A shkaktoi luftë apo paqe Demarakacioni i Irlandës me Britaninë? Ku ishte Ashdown në të 90-tat kur ata shpartalluan ish-Jugosllavinë, apo në 2008-tën kur ata njohën Kosovën? A do të thtë kundërshtimi i tij për Demarkacionin që ai është pënduar para kamerave që u ndihmoi UÇK-së të luftonin kundër serbëve?”, u shpreh Vulin.

“Shkaku i ndryshimit të kufijve janë luftërat që serbët nuk i nisën,  e tani po tentojmë që të sigurojmë paqe për gjeneratat e mëhershme”, tha Vulin.

E Ashdoën në një intervistë të mëhershme kishte deklaruar se çdo ndryshim i kufijve në Ballkan nënkupton luftë. Ai kishte thënë se një ndryshim i mundshëm i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte situatën edhe në vendet e tjera të regjionit./Lajmi.net/