Demarkacioni sot nis ‘shëtitjen’ nëpër Komisione

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, fillon të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës

Lajme

09/08/2016 06:48

Ky projektligj sot do të shqyrtohet në Komisionin për Punë të Jashtme. Pas shqyrtimit të këtij projektligji edhe në komisione të tjera, i mbetet kryesisë së Kuvendit që ta caktojë datën e seancës për shqyrtim të këtij projektligji.

Ndërkohë, kufiri sipas kësaj marrëveshje është i pa pranueshëm për banorët e asaj pjese, ekspertët dhe opozitën. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të protestojnë si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë tij, për ta parandaluar miratimin e këtij projektligji .