Demarkacioni ka mund të ketë rezultat tjetër

Duke marrë parasysh ndjeshmerinë e lartë të çështjes së demarkacionit si dhe duke u nisur nga fakti dhe nevoja për një opinion profesional dhe të pa anshëm në mënyrë që qytetarët dhe deputetët e Republikës së Kosovës të kenë një opinion nga spektri profesional dhe i pavarur, kemi trajtuar këtë problem në mënyrë siperfaqësore pa përdorur dokumentacion zyrtar.

Opinion

09/10/2015 14:13

Kemi analizuar kufirin aktual si pasojë e demarkacionit si dhe kemi marrë në konsideratë dokumentet tjera të publikuara në media. Gjithashtu kemi analizuar edhe dokumentet relevante të veprimtarisë tonë shkencore-akademike.

Në bazë të kesaj analize fillestare të motivuar individualisht dhe pa kerkesë zyrtare të ndonje institucioni të tretë, ne si ekspertë të fushës duke mos perfaqesuar asnjë institucion, kemi ardhur në këto konkludime:

1.Egzistojnë dy linja kufitare në mes të dy shteteve të cilat bazohen në tematika të ndryshme dhe periudha të ndryshme kohore.

2.Komisioni për demarkacion ka përdorur vetëm argumentin kadastral dhe është përcaktuar për të njëjtin (Sipas njohurisë sonë dhe rezultatit të arritur).

3.Komisioni nuk ka përdorur të njëtin model të demarkacionit sikurse me Maqedoninë ku përpos linjës kadastrale janë marrë parasysh edhe hartat tjera dhe objektet natyrore.

4.Kemi hasur në dokumente të ish RFSJ të vitit 1974 ku linja kufitare nuk përputhet me atë të percaktuar nga Komisioni.

5.Komisioni është dashur të negocojë me palën tjetër linjën kufitare që i merr parasysh të gjitha faktet hartografike dhe historike (Demarkacioni është një proces që negocohet mes palëve).

6.Sipas linjës së demarkacionit Republika e Kosovës dëmtohet për më shumë se 7000 hekratë, që do të mund të negocoheshin me palën malazeze.

7.Nuk kemi arritur në ndonjë përfundim që komisioni ka dëmtuar qëllimisht Republikën e Kosovës gjatë procesit të negocimit, përpos rezultatit (0%).

(Autorë: Dr. Perparim Ameti, Profesor i gjeodezise dhe Dr. Bashkim Idrizi, profesor i hartografise)