Demantohet Dardan Sejdiu për shkarkimin e Molliqajt: Edhe sekretari i ri i Vetëvendosjes është deputet!

Asamblistja e PDK-së në Prishtinë, Lirie Avdiu, e ka demantuar nënkryetarin e Prishtinës, Dardan Sejdiun, i cili mbrëmë tha se Molliqaj ka dhënë dorëheqje, sepse tash është deputet dhe statuti i Vetëvendosjes nuk lejon t’i mbajnë dy pozita. Por, edhe i sapoemëruari i tyre sekretar, Ismail Kurteshi, është gjithashtu deputet.

Lajme

27/07/2017 11:11

“Mbrëmë në Interaktiv, Dardan Sejdiu, duke u munduar ta fsheh shkarkimin e kapos së Vetëvendosjes prej Sekretarit të Përgjithshëm, paska gënjyer se ai ka dhënë dorëheqje për shkak se statuti i partisë nuk lejon t’i mbajnë dy poste, meqë Molliqaj tash është deputet. Por, këtë gënjeshtër të kulluar të Sejdiut më së miri e vërteton i sapoemëruari tjetër i tyre si u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm, Ismail Kurteshi, i cili poashtu është deputet.  “Përgjegjësia si deputet nuk të lejon të jesh edhe Sekretar i Përgjithshëm” – tha Sejdiu, duke u kurthuar në demagogjinë e tij dhe duke harruar që edhe Ismail Kurteshi është deputet.

Ju kanë detyruar ta shkarkoni për të dëshmuar se jeni të gatshëm të hiqni dorë prej dhunës si mjet politik.

Mos gënje, Dardan Sejdiu, por tregoje të vërtetën – tregoje të vërtetën edhe për 486 të punësuarit në dy vjetët e fundit. Publikojeni listën dhe mos manipuloni!”, ka shkruar asamblistja e PDK-së, Lirie Avdiu.