Demaku: Kurrë nuk e kam rrahuar dëshmitarin e mbrojtur

Nënkryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI), Fadil Demaku, ka thënë që ai kurrë nuk e ka rrahur dëshmitarin mbrojtur i cili e kishte akuzuar Demakun dhe të gjykuarit tjerë për rrahje e maltretime në rastin “Drenica”.

Lajme

23/06/2015 21:41

“Jo, s’e kam rrahuar, pse do të duhet ta bëja”, ka thënë Demaku në Zona B të Klan Kosovës.

“Ky rast është komplet një montim. Pse të shkoj ai në Likoc dhe të shkojmë ne ta rrahim në Likoc. S’ka logjikë kjo, ky ka qenë një rast komplet i montuar. Ne pesë vëllezërit kemi qenë në luftë. Ai i përfshinë të gjithë neve, përpos vllahut dëshmor. Pse nuk përfshihet edhe ai? Sepse nuk është i rëndësishëm për këtë kohë”, ka deklaruar Demaku, transmeton Klan Kosova.