Demaku konfirmon qëndrimin kundër Speciales

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku ka ripërsëritur se nuk do të votojë pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Lajme

22/07/2015 13:48

Demaku në një prononcim për “zeri.info” thotë se, arsyeja e tij për mosmarrje pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të PDK-së ka qenë prezenca e tij në mbledhjen e Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku edhe ka raportuar drejtori i PK-së, Shpend Maxhuni.

“S’kam qenë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së pasi që kam qenë në të njëjtën kohë në mbledhjen e Komisionit”, ka thënë ai. Ndërsa për paralajmërimet se Thaçi do të largohet nga partia, një gjë e tillë nuk do të bëhet.

“Ai nuk do të largohet nga kryetari i PDK-së, por ka deputetët që do të votojnë kundër Speciales.

Ndryshe, Thaçi në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentare të partisë ka siguruar mbështetjen e deputetëve të tij për të votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërkohë që javën e ardhshme pritet të procedohet çështja e amandameteve të kësaj gjykate.