Demaçi: “Pankarta” e trojeve shqiptare është vepër e vetë serbëve

Veprimtari i shquar Adem Demaçi ka theksuar se pankarta me hartën e trojeve shqiptare që fluturoi mbi stadiumin e Partizanit në Beograd është vepër e vetë serbëve.

Lajme

16/10/2014 16:24

Deklaratat e presidentit serb, Tomisllav Nikolic se Shqipëria kurrë nuk do të bëhet shtet normal, veprimtari i shquar, Adem Demaçi i ka quajtur çetnike.

Duke folur për ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, Demaçi tha se pankarta me hartën e trojeve shqiptare, është vepër e vetë Serbisë.

“Kjo është një përpjekje e Serbisë për ta kthyer situatën në favor të saj dhe për t’i përlyer shqiptarët, për t’i njollosur shqiptarët. Vetëm Serbia ka mundur të bëjë këtë punë, kurrkush tjetër”, ka thënë Demaçi në një intervistë dhënë për emisionin INFOBOX në Radio Dukagjin, transmetuar nga Telegrafi.

Demaçi ka theksuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk duhet ta anuloj vizitën e tij të paralajmëruar në Tiranë.

Madje ai thekson se edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duhet të shkoj me 1 nëntor në Beograd.

“Ajo duhet të shkoj atje dhe duhet ta flas të vërtetën. Duhet të ju thotë serbëve se ju jeni luftënxitës. Ju jeni paqeprishës. Ju nuk dëshironi të bashkëpunoni me popujt tjerë. Mos e shitni edhe më tutje hegjemonizmin tuaj. Sepse ata janë mësuar ta shesin hegjemonizmin, por më nuk po ju shkon andaj po bëjnë edhe provokime të tilla si rasti në ndeshjen e futbollit”, ka deklaruar veprimtari Demaçi.

Demaçi nuk ka dashur të komentoj shumë situatën politike në Kosovë duke thënë se situata e krijuar nuk mund të zgjidhet me një formulë por sipas tij ndërhyrja e ndërkombëtarëve është shumë e nevojshme.