Delwie i bindur se Kosova mundet të rangohet më mirë në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur kënaqësi për përparimin që ka bërë Kosova në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se përmirësimet janë vitale për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Lajme

22/02/2018 16:40

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i kënaqur që Kosova ka shënuar progres kundër korrupsionit dhe se qytetarët e saj meritojnë më shumë se vendin e 85-të, në listën e vendeve për korrupsion në botë, sipas Transparency International.