Dell prezanton laptopin e ri

Tashmë është në garë një tjetër kompani në marketet e Chromebook: Dell. Të mërkurën në mëngjes, Dell e ka prezantuar laptopin e parë të sistemit operativ të Google, ‘Chrome OS’, të quajtur Chromebook 11. Ky ‘notebook’ është projektuar posaçërisht për t’u përdorur nga shkollat dhe nxënësit. Chromebook 11 vjen me ekran 11 inç dhe ka…

Auto & Tek

12/12/2013 19:00

Tashmë është në garë një tjetër kompani në marketet e Chromebook: Dell. Të mërkurën në mëngjes, Dell e ka prezantuar laptopin e parë të sistemit operativ të Google, ‘Chrome OS’, të quajtur Chromebook 11.

Ky ‘notebook’ është projektuar posaçërisht për t’u përdorur nga shkollat dhe nxënësit. Chromebook 11 vjen me ekran 11 inç dhe ka rezolucion 1366 x 768 pikselë, posedon procesorin Intel Celeron 2955U me zgjedhje 2GB ose 4GB RAM.

Karakteristikat të tjera të tij përfshijnë 16GB memorie e brendshme, kamerën frontale HD 720p, WiFi 802.11, Bluetooth 4.0 dhe USB 3.0. Dell ka njoftuar se Chromebook 11 mund ta mbajë baterinë deri në 10 orë. Ky laptop do të kushtojë afro 300 dollarë.