Delja që i iku pronarit për 6 vite për të mos e qethur

Zakonisht dele Merino kanë leshin e tyre të prerë një herë në vit, por delja “Shrek” e urren këtë procedurë. Kështu, ajo krijoi një plan për të shmangur qethjen përgjithmonë.

Fun

10/12/2018 22:49

Për 6 vjet, arratisja e Shrek u provua e suksesshme pasi doli nga hapësira ku mbyllej, duke u fshehur në shpella lokale, transmeton lajmi.net.

Përfundimisht, Shrek u zbulua. John Perriam, pronari i Shrek, e përshkruan atë “si një krijesë biblike”.

Në fakt, pas 6 vjetësh pa qethje, Shrek kishte lesh mjaftueshëm për të prodhuar 20 kostume për meshkuj. Qethja e tij në total peshonte rreth 60 kilogramë! /Lajmi.net/