Deliu: Lëvizja Vetëvendosje po i ikë debateve me PDK-në

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka njoftuar se asnjë përfaqësues i Vetëvendosjes nuk po guxon të dalë dhe të debatojë me përfaqësuesit e PDK-së për keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës.

Lajme

26/07/2017 17:52

Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu ka treguar se as dje dhe as sot, askush prej Vetëvendosjes nuk ka pranuar të dalë në debat me PDK-në.

Deliu ka ironizuar me Vetëvendosjen, duke thënë se nuk e di çka paska me ndodhë me Vetëvendosjen kur t’u dalin skandalet e tjera më të mëdha!

“Dje, kolegu im, Blerand Stavileci, ishte paraparë të debatonte me dikë të Vetëvendosjes në Info Magazine për punësimin e militantëve të tyre në Komunën e Prishtinës. U frikësuan dhe nuk i doli askush përballë në debat. Sot, për të debatuar me dikë prej tyre, më ftuan mua sërish Info Magazine dhe pasi e konfirmova, më çkonfirmuan, sepse nuk kishte gatishmëri të debatonte sërish askush prej tyre. S’di çka paska me ndodhë me Vetëvendosjen kur t’u dalin skandalet e tjera më të mëdha!”, ka shkruar deputetja Deliu./Lajmi.net/