Delet ushqehen me marihuanë, terrorizojnë fshatin

Banorët e fshatit Rhydypandy në jug të Uellsit kanë kaluar në një situatë sa për të qeshur aq edhe ankthi për ta.

Fun

27/05/2016 08:42

“Terrori” në të gjithë fshatin është shkaktuar nga kafshë që ndoshta kurrë në histori nuk janë cilësuar si të frikshme, nga kopetë e deleve të tyre.

Ata zbuluan një “fabrikë” të braktisur dhe ilegale marihuane pasi vunë re sjelljen e ccuditshme dhe agresive të deleve të tyre.

Delet kanë kullotur marihuanë, e cila i ka inkurajuar sjelljet e tyre agresive.

Delet kanë filluar papritmas të sillen çuditshëm, të vrapojnë para veturave, të hynë nëpër oborre dhe madje edhe nëpër shtëpi.

Ka qenë kreu i bashkësisë lokale Ioan Richard, i cili ka lajmëruar policinë pasi ka pranuar shumë ankesa për delet.

“Jam frikësuar se çfarë do të mund të ndodhte në qoftë se do hanin të gjithë sasinë e marihuanës së gjetur. Do të mbretëronte terrori i deleve psikotike në fshat”, ka deklaruar Richard.