Delet kullosin në një platacion kanabisi, ja çfarë ndodh pastaj

Zyrtarët në një qytet jugor të Uellsit kanë raportuar se një kope delesh janë parë duke kullotur në një platacion të mbjellur me kanabis.

Fun

26/05/2016 00:35

Zyrtarët janë të brengosur për faktin ngase bimët e kanabisit mund të japin ndikim të madh tek delet që mund edhe të tërbohen, përcjell lajmi.net

“Kam frikë se ngrënia e atyre bimëve mund të bëjë tollovi nga delet psikotike nepër tërë fshatin”, është shprehur Ioan Richards një nga zyrtarët.

“Tashmë një tufë e deleve kanë filluar të shkaktojë probleme, madje kanë hyrë edhe në një shtëpi duke shkaktuar mjaft tollovi në një dhomë gjumi”, ka treguar ai për mediat

Zyrtarët së bashku me veterinarët kanë filluar të mendojnë për një dalje të mundshme nga kjo situatë e cila është duke ikur nga kontrolli./lajmi.net