Delegacioni i Trump mbërrin në Izrael

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, mbërritën në Izrael në krye të hapjes së ambasadës së re amerikane në Jerusalem të Hënën, shkruan BBC

Bota

13/05/2018 19:00

Çifti, të dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, do të jenë pjesëmarrës në ceremoni, ndërkohë që vetë presidenti Trump nuk do të jetë aty.

Vendimi i tij për të lëvizur operacionet nga Tel Avivi zemëroi palestinezët.

Plani u çua përpara për të konciduar me 70 vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit.

Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytetin e tij “të përjetshëm dhe të pandarë”, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, i pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme në 1967n – do të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm.

Vendimi i Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, theu dekada neutraliteti të SHBA mbi çështjen dhe hodhi poshtë shumicën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lëvizja e ambasadës ishte një arsye për të festuar.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e përshkroi një gjë të tillë si “shuplaka e shekullit”.

Një ambasadë afat shkurtër do të hapet brenda konsullatës amerikane ekzistuese në Jerusalem të hënën, ndërsa një rrjet më i madh do të gjendet më vonë, kur pjesa tjetër e ambasadës të lëvizë nga Tel Avivi.