Dele Alli tërhiqet nga kombëtarja e Anglisë

Dele Alli është tërhequr nga përfaqësuesja e Anglisë.

Sport

10/09/2018 14:41

Lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen ndaj Spanjës, dhe kjo është arsyeja e largimit të tij.

Southgate nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarit të Tottenham për sfidën ndaj Zvicrës.

Alli ka luajtur në të katër ndeshjet për Tottenham këtë sezon dhe luajti për 90 minuta në takimin ndaj Spanjës.

Mesfushori pritet të jetë mungesë e madhe për “tre luanët” në sfidën ndaj helvetikëve. /Lajmi.net/