Delawie: Zgjedhjet e sotme, dëshmi e zhvillimit demokratik të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, përshëndeti ecurinë e zgjedhjeve të sotme në Kosovë, duke e vlerësuar atë si shenjë të pjekurisë demokratike të vendit.

Lajme

19/11/2017 22:45

“Zgjedhje rutinë me parregullsi të vogla janë një shenjë e madhe e zhvillimit demokratik të Kosovës”, ka shkruar Delawie në Twitter.

“Mezi presim të punojmë me zyrtarët e zgjedhur për të bërë progres në Kosovë”, ka shtuar ambasadori amerikan.