Delawie, shumë i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Ambadasori amerikan, Greg Delawie, është ndarë i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 22 tetorit

Lajme

22/10/2017 18:44

Ai për Klan Kosovën tha se gjatë tërë ditës kanë bërë vëzhgime në Ferizaj, Shterpcë, Prizren dhe vende të tjera.

“Ambasada jonë ka 36 ekipe të ndryshme që po e bëjnë vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, dhe jemi shumë të kënaqur me procesin”, tha ai.

Delawie njoftoi se pas përmbylljes së qendrave të votimit, ata do ta bëjnë edhe vëzhgimin e numërimit të votave, me të gjitha ekipet e tyre.