Delawie reagon për ngjarjet në Mitrovicë: S’ka alternativë për dialogun

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka reaguar rreth zhvillimeve të sotme në Kosovë, përkatësisht arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.

Lajme

26/03/2018 20:43

Nëpërmjet një “cicërime” në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Twitter, në internet, Delawie ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e sotme.

“Shumë i shqetësuar nga ngjarjet e sotme në Mitrovicë”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ai ka thënë se “nuk ka alternativë për dialogun”, është shprehur Delawie.