Delawie: Me zgjedhjet e 11 qershorit, Kosova bëri hap të rëndësishëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka komentuar për procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.

Lajme

13/06/2017 21:45

Delawie i ka cilësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare një hap të rëndësishëm për vendin.

“Zgjedhjet paqësore dhe konkurruese ishin hap i rëndësishëm për Kosovën”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter.

Ambasadori amerikan, megjithatë, ka pasur edhe vërejtje.

“Raportimet për abuzim elektoral në fushata dhe votime duhet të merren seriozisht”, ka shkruar Delawie.