Delawie: Kosova le të jetë shembull për zgjedhje të mira

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka vizituar para pak minutash qendrën e votimit në shkollën fillore Ismal Qemali në Prishtinë.

Lajme

11/06/2017 09:54

Tha se Kosova mund t’i tregojë Ballkanit dhe botës se si do të duhej të mbyllej një proces zgjedhor.

“Kosova le të jetë shembull për zgjedhje të mira, pa incidente dhe të monitoruara mirë”, ka thënë Delawie, shkruan gazetaexpress.

Sipas ambasadorit, janë katër ekipe të ambasadës amerikane që po e përcjellin procesin nëpër gjithë Kosovën. Në këtë shkollë Delawie u prit edhe nga kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka