Delawie i lumtur që KQZ-ja largoi nga listat zgjedhore kandidatët e dënuar

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka përgëzuar KQZ-në për vendimin që t’i largojë nga listat zgjedhore kandidatët e dënuar.

Lajme

12/09/2017 20:11

Ai në një postim në twitter ka thënë se është i lumtur me këtë vendim, transmeton lajmi.net

“Gëzohem që KQZ-ja e ka mbështetur ligjin dhe ka larguar nga listat kandidatët e dënuar për zgjedhjet lokale”, ka shkruar Delawie.

Më shumë se 80 kandidatë janë decertfikuar nga zgjedhjet lokale sot nga një vendim i KQZ-së. /Lajmi.net/