Delawie dënon përdorimin e koktejit të molotovit dhe gazit lotsjellës

Ambasadori amerikan, Greg Delawie sërish ka dënuar përdorimin e koktejit të molotovit dhe gazit lotsjellës në Kuvend dhe në rrugët e Prishtinës.

Lajme

26/02/2016 20:35

Pasi që Kuvendi votoi për Hashim Thaçin, president të Kosovës, Delawie ka thënë se presin të vazhdojnë marrëdhëniet e fuqishme mes SHBA dhe Kosovës.

“Ne presim të vazhdojmë marrëdhënien tonë të fuqishme me popullin e Kosovës. Njerëzit që kanë hedhur koktej Molotovi dhe gaz nuk i kanë bërë mirë Kosovës dhe vazhdoj ta kundërshtoj përdorimin e dhunës për të arritur qëllimet politike”, tha Delawie./ Lajmi.net