Delawie: Demarkacioni e pret Kuvendin edhe në legjislaturën e re (Video)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.

Lajme

11/05/2017 20:29

Në një intervistë për televizionin publik Delawie ka deklaruar se do të shohin, nëse në listat zgjedhore do të ketë përfshirje të duhur gjinore dhe të moshave të ndryshme.

Delawie thotë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandati, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i presë.

Po ashtu tha se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit.

Ai gjithashtu thotë se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Delawie thekson se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Greg Delawie thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.

YouTube player