Delawie apel deputetëve për zgjedhjen e gjykatësve të Kushtetuese

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës por që të jenë juristë të mirë.

Lajme

18/05/2018 10:17

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka kërkuar në përzgjidhje të diversiteti i vendit, transmeton lajmi.net.

“Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra”, thotë ai. /Lajmi.net/