Delawie: 2018-ta, të jetë vit i suksesit në dialogun Kosovë-Serbi – Lajmi.net
Delawie: 2018-ta, të jetë vit i suksesit në dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 21:22, 16 May 2018
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka paralajmëruar se raundi final i dialogut Kosovë –Serbi do të filloj shumë shpejt.

Gjatë një interviste ekskluzive për RTV Dukagjini, ambasadori amerikan ka theksuar se viti 2018 duhet të jetë vit i suksesit të dialogut.

“Mendoj se ka gjëra që janë pozitive në dialog, mirëpo të dyja palët janë të obliguara që t’i kryejnë obligimet që tashmë i kanë marrë. Unë mendoj se 2018-ta duhet të jetë viti i suksesit të dialogut, të ecet përpara në marrëdhënien Kosovë-Serbi dhe të bëhet një përparim”, ka thënë Delawie, shkruan Telegrafi.

Ambasadori Delawie më tej ka theksuar se partitë politike duhet të flasin rreth asaj se si do të jenë marrëdhëniet me Serbinë në të ardhmen.

“Mendoj se gjatë muajve të fundit kemi parë që partitë politike po flasin, dhe mendoj se kjo është shumë e mirë për situatën politike, sa i përket dialogut është e rëndësishme që partitë të flasin se si do të duken marrëdhëniet me Serbinë në të ardhmen”, u shpreh Delawie.

Duke folur rreth idesë së shkëmbimit të territore si opsion që Serbia ta njoh Pavarësinë e Kosovës, ambasadori amerikan ka theksuar se SHBA-të nuk e përkrahin një ide të tillë, dhe asnjë ide tjetër që do të sillte më shumë probleme sesa zgjidhje.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve mendoj se e bllokon mendimin kreativ të të dyja palëve se si të arrihet të një zgjidhje përfundimtare, ne nuk e mbështetim shkëmbimin e territorit e as idetë që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje”, tha Delawie.

Ai më tej shtoi se themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk e sheh si kërcënim për Kosovën, por mundësi e mirë për rritje të stabilitetit dhe mirëkuptimit në ato vende ku kanë munguar

Ambasadori tutje shtoi se sundimi i ligjit është prioritet dhe Qeveria duhet të punoj për këtë

“Është shumë më rëndësi që politikanët kosovarë pa marrë parasysh se a janë në Qeveri, a janë shërbyes civil apo në Kuvend duhet të zotohen që po punojnë për shtetin dhe popullin e Kosovës e jo për kushëririn tim, mbesën apo këdo tjetër”, u shpreh Delawie.

Fjalët kyçe: Delawie, Dialogu, Kosova

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master
  • Play Berry Rush