Del titulli dhe pak nga klipi! Soni Malaj sjell në Shqipëri yllin e muzikës latine!

Ditë më parë Soni Malaj ka treguar për bashkëpunimin me Jowell.

ShowBiz

30/05/2018 09:57

Ndërsa sot këngëtarja shqiptare ka zbuluar pak nga klipi i ri dhe poashtu titullin e këngës së re e që është ‘En La Intimidad’, transmeton lajmi.net

Në videon të cilën ajo e ka hedhur në Instagram shihen skena të ‘nxehta’ mes dyshes por data e publikimit ende nuk dihet.

Ajo çfarë dihet është se kënga premton të jetë një super hit veror dhe kjo nuk ka dyshim pasi duke i njohur duetet e yllit latin sidomos atë të fundit me J Bavlin i cili rezulton me sukses të madh, kjo nuk ka se si të mos ndodhë.

Soni Malaj së fundmi i ka kënduar zeshkaneve në këngën solo./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjXyLLhHb1b/?hl=en?&taken-by=soni_malaj