Del Potro mposht Messin

Lionel Messi konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë, mirëpo më 2013 në Argjentinë, vendlindja e tij, sportisti i vitit është tenisti Juan Martin Del Potro. Numri 5 i tenisit në botë, fitues i US Open më 2009, kampion i katër turneve këtë stinor, të sapo përfunduar, dhe finalist i Masters 1000 në Indian…

Sport

14/12/2013 15:48

Lionel Messi konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë, mirëpo më 2013 në Argjentinë, vendlindja e tij, sportisti i vitit është tenisti Juan Martin Del Potro.

Numri 5 i tenisit në botë, fitues i US Open më 2009, kampion i katër turneve këtë stinor, të sapo përfunduar, dhe finalist i Masters 1000 në Indian Wells dhe Shanghai, e ka lënë pas vetes yllin e Barcelonës në garë për çmimin ‘Clarin de Oro’, të krijuar nga Argjentina për sportistin më të mirë të vitit në shtetin e Amerika e Jugut.

“Jam shumë i lumtur që e kam pranuar këtë çmim. Kam kaluar një vit të shkëlqyeshëm, ndoshta edhe më të mirë se që kam pritur”, shkroi Del Potro në uebfaqen e tij zyrtare.

Në mesin e konkurrentëve të tjerë të mposhtur, Del Potro la pas vetes basketbollistin e San Antonio Spurs, Manu Ginobili, peshëngritësin German Lauro dhe hojekisten, Luciana Aymas.