Del Piero: Real Madrid e meritoi titullin e Ligës së Kampionëve

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka deklaruar se Real Madrid e ka merituar finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

04/06/2017 17:34

Real Madrid me më lehtësi se sa është pritur mposhti Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat 4:1, për titullin e 12-të të kësaj gare.

Ish lojtari i Juventusit, Del Piero, në një deklaratë pas ndeshjes ka thënë se spanjollët e kanë merituar këtë sukses, pasi në skuadër kanë lojtarin më të mirë në botë, duke iu referuar Cristiano Ronaldos.

“Real Madrid kanë në skuadër lojtarin më të mirë në botë dhe kanë qenë mirë të përgatitur për këtë arritje. Ata ishin në gjendje ta kenë qetësinë në lojë, që nuk e kanë të tjerët”, ka deklaruar Alessandro Del Piero./Lajmi.net/